Google ADS

Kryesia e LIBRA-s kërkon shkarkimin e Ben Blushit

23:34 | 12 Janar 2018
Trina Galanxhi

Përçarja në partinë LIBRA shkon edhe më tej.

Anëtarët e “Bërthamës-Kryesisë” së LIBRA-s, pas përplasjeve të fundit brenda partisë, kërkojnë shkarkimin e Ben Blushit dhe zgjedhje të reja për kryetarin.

“Ne, anëtarë të Bërthamës LIBRA, pasi diskutuam situatën e forcës sonë politike në mbledhjen e datës 12 Janar, të lajmëruar disa ditë më parë dhe të thirrur nga mbi një e treta e anëtarëve të Bërthamës, dalim me këtë deklaratë:

Që prej zgjedhjeve të 25 Qershorit, Libra ka humbur orientimin, kauzën dhe frymën e saj politike. Në organizatën tonë nuk respektohen normat statutore, janë bllokuar organet legjitime, të zgjedhura me votën direkte të mijra anëtarëve Libra, janë krijuar grupe paralele pa legjitimitet për vendimarrje, është krijuar një frymë dhune verbale deri në nivel vulgariteti, klimë përçarjeje dhe përjashtuese, është uzurpuar faqja zyrtare e partisë. Që prej ditës së zgjedhjeve të 25 Qershorit, Libra është shkëputur nga koordinatorët, aktivistët, simpatizantët dhe qytarët që e votuan dhe e besuan.

E gjithë kjo situatë cënon drejtpërdrejt parimet e themelimit si organizatë për një politikë ndryshe, të bazuar mbi moralin dhe qytetarinë, arsye për të cilat na u bashkuan me mijra anëtarë dhe na besuan me mijra qytetarë në të gjithë Shqipërinë. Kjo situatë po e zhbën organizatën tonë politike, për të cilën sakrifikuam të gjithë bashkë, me qindra aktivistë në të gjithë vendin.

Për këto arsye, ne mendojmë se zgjidhja e vetme është një përfshirje e të gjithë anëtarësisë Libra në një fushatë të re sensibilizimi për situatën dhe për rikthimin në parimet fillestare, nëpërmjet zgjedhjeve të reja, gjithëpërfshirëse, të lira, të ndershme, funksionale për organet legjitime të Libras: Bërthamën dhe Kryetarin”, thuhet në deklaratën e tyre.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme