Kampioni i Bundesligas është rikthyer me fitore nga pushimi vjetor i dimrit duke siguruar tri pikë të plota.
Bayern Munichu ka mposhtur me rezultat bindës 3 me 1 skuadrën e Bayer Leverkusenit në ndeshjen e zhvilluar mbrëmjen e sotme (e premte) në kuadër të xhiros së 18-të në kampionatin gjerman, shkruan portali arbresh.info.
Skuadra e Jupp Heynckes kaloi në epërsi pas gjysmë ore lojë në BayArena. Mysafirët shënuan për 0 me 1 përmes Javi Martinez, i cili realizoi nga afërsia pasi pranoi topin nga rivënia nga këndi që fillimisht ishte pritur nga Arturo Vidal.
Goli i dytë për “Bavarezët” erdhi në minutën e 59′ të pjesës së dytë. Anësori Franck Ribery realizoi gol të bukur ndaj portierit Bernd Leno pas asistimit që mori nga James Rodriguez.
Kevin Volland ngushtoi epërsinë e mysafireve me një supergol nga distanca që la të pashpresë portierin Sven Ulreich. Goli nga sulmuesi qendror për 1 me 2 aktivizoi edhe më shumë ndeshjen por rezultati mbeti sërish në favor të liderit në Bundesliga që realizoi për 3 me 1 në minutën e fundit të kohës së rregullt.
Ish ylli i Real Madridit, James Rodriguez shënoi gol të mrekullueshëm nga goditja e lirë (90.)
Futbollisti shqiptar Admir Mehmeti u inkuadrua në fushë në minutën e 77′ si një zëvendësues i Julian Brandt.
Bayern Munichu tani ka 44 pikë, 14 pikë më shumë se Schalke në pozitën e dytë, ndërsa Bayer Leverkuseni ka 28 pikë dhe qëndron në pozitën e katërt./arbresh.info/
Shikoni golat:
Tragjedia në Gjermani, e përsëritur/ Sulmet terroriste në 20...
Tensionet në orët e vona, Olta: Gjesti mund ta nxirrte Xuxin...
Sulmi në Magdeburg, ambasadori i Kosovës në Gjermani: Lutjet...
Sulmi në Gjermani/Begaj: Sulmi ndaj qindra njerëzve duhet të...
Tragjedia në Gjermani: Reagojnë liderët evropianë – dërgojnë...
Tragjedia në Magdeburg po trajtohet si sulm terrorist