Babai i Lorik Canës merr timonin te Vëllaznimi

22:03 | 12 Janar 2018
Arbresh Info

Babai i Lorik Canës do të udhëheq nga tani klubin e Vëllaznimit.

Agim Cana duke filluar nga sot (e premte) ka marr detyrën si kryetar i klubit nga Gjakova, shkruan portali arbresh.info.

Lajmi “bombastik” është konfirmuar nga faqja zyrtare e klubit në rrjetin social Facebook.

“Më në fund arriti lajmi bombastik. Agim Cana prej këtij momenti është kryetar i klubit futbollistik Vëllaznimi”, shkruan FC Vëllazinimi në llogarinë e tyre zyrtare në Facebook.

Klubi ka konfirmuar se ish kryetari, Shkëlqen Gashi, do të mbetet përgjithmonë pjesë dërmuese e klubit dhe president nderi./arbresh.info/

https://www.facebook.com/fcvellaznimi/posts/1742832799102573

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme