Hillary Clinton e quan Presidentin amerikan “racist”

21:41 | 12 Janar 2018
Trina Galanxhi

Hillary Clinton ka dënuar ashpër gjuhën e përdorur nga Presidenti amerikan, Donald Trump, mbi emigrantët nga Haiti, El Salvadori dhe vendet tjera afrikane.

Ajo ka theksuar se pikëmapjet e tij janë “raciste”, shkruan “Independent”, transmeton portali arbresh.info

“Përvjetori i tërmetit shkatërrues i para 8 vitesh është një ditë për të kujtuar tragjedinë, për të nderuar njerëzit e Haitit dhe për të afirmuar angazhimin e Amerikës për të ndihmuar fqinjët tanë”, tha ajo. “Në vend të kësaj, ne i jemi nënshtruar pikëpamjeve injorante dhe raciste të Donald Trump”.

Trump ka mohuar të ketë përdorur fjalën “vende m***” për Haitin, El Salvadorin dhe kombet tjera afrikane.

Fjala që zuri vendet e lajmeve kryesore në mbarë botën, besohet të jetë përdorur nga Trump gjatë një takimi me ligjvënësit në Shtëpinë e Bardhë, ku dikutohej për emigracionin./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme