“Voto për Putin, bëj një selfie, fito një Iphone”

21:22 | 12 Janar 2018
Trina Galanxhi

Rusia dëshiron të shpërblejë votuesit për të dalë në zgjedhjet presidenciale të këtij viti duke u ofruar atyre iPhones si çmime konkurrence.

Kremlini synon të krijojë një atmosferë “feste” në ditën e votimit, shkruan “Guardian”, duke cituat mediat ruse, transmeton portali arbresh.info

Votuesit që ia dalin të bëjnë selfiet më të mira pas hedhjes së votave do të marrin si shpërblim një Iphone.

Në zgjedhjet e 18 marsit, pritet që Vladimir Putin të fitojë mandatin e tij të katërt si lider i Rusisë, por Kremlini thuhet se është i shqetësuar për apatinë e votuesve.

Sipas “Guardian” besohet se zyrtarët rusë janë urdhëruar të bëjnë të pamundurën që Putin të fitojë të paktën 70 përqind të votave në një pjesëmarrje prej 70 përqind të votuesve./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme