Limoni dhe birra për pamje të freskët

20:18 | 12 Janar 2018
Trina Galanxhi

Përgatitjet kozmetike që kushtojë nuk janë gjithmonë të nevojshme.

Një tonik që mund të përdorni për fytyrë është edhe ky i përbërë nga birra dhe limoni, transmeton portali arbresh.info

Kjo përzierje do të heq shpejt gjurmët e lodhjes, do të lirojë muskujt e fytyrës dhe do të dukeni shumë e freskët.

Përzieni lëngun e një gjysmë limoni me dy lugë gjellë birrë dhe aplikoni në fytyrë. Pas 20 minutash lajeni fytyrën me ujë të ftohtë.

Ky tonik është ideal për personat që kanë lëkurë të yndyrshme.

Këtë përzierje duhet ta përdorni dy deri në tri herë në javë, në mbrëmje para kohës së gjumit.

Pas një jave, do të vëreni se lëkura juaj do të duket më e bukur, më e butë dhe më e ndritshme./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme