Formacionet zyrtare, Bayer Leverkusen – Bayern Munich

19:56 | 12 Janar 2018
Arbresh Info

Bayer Leverkuseni dhe Bayern Munichu kanë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen në kuadër të xhiros së 18-të në Bundesliga.

“Bavarezët” udhëheqin në krye të tabelës me 11 pikë më shumë se Schalke në pozitën e dytë derisa synojnë të fitojnë për të gjashtë herën radhazi titullin në ligë, shkruan portali arbresh.info. Skuadra e Jupp Heynckes është në mungesë të sulmuesit të lënduar Robert Lewandowski dhe Mats Hummels, ndërsa Wagner është vendosur vetëm në bankinë.

Ndërkohë, Bayer Leverkuseni qëndron në pozitën e katërt por është ngushtë për nga pikët dhe shpreson për të përforcuar pozitën në mënyrë që të rris shanset e tyre për Ligë të Kampionëve.

Futbollisti shqiptar Admir Mehmeti është në dispozicion vetëm nga bankina.

Takimi ndërmjet dy skuadrave zhvillohet në stadiumin BayArena duke filluar nga ora 20:30./arbresh.info/

Të ngjashme