Policia e Kosovës në orët e pasdites ka intervistuar pasdite gazetarin Bajrush Morina lidhur me pretendimet se ai di për vrasjen e Enver Maloku.
I njëjti sipas autorizimit të prokurorisë është intervistuar nga Policia e Kosovës” ka thënë Daut Hoxha, zëdhënës i policisë. Ai nuk ka dhënë detaje nëse Morina ka dhënë fakte shtesë rreth ngjarjes apo për mënyrën se si ai është përgjigjur.
Gjatë ditës së djeshme në një postim në Facebook gazetari Morina kishte shkruar se ka informacione për dy persona të cilët mund të kenë gisht në vrasjen e gazetarit Enver Maloku. Kallxo.com kishte kërkuar sqarime nga Prokuroria Speciale ndërsa kryeprokurori Reshat Millaki kishte paralajmëruar se do autorizonte intervistimin. KALLXO.com ka tentuar që pas intervistës të marrë një qëndrim nga z.Morina por ai nuk është përgjigjur në telefon.
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...