Një ditë më parë deputeti demokrat Bardh Spahija ka bërë një denoncim të frikshëm, duke thënë se 10 foshnje kishin vdekur ditët e fundit në maternitetin ‘Koço Glozheni’.
Në lidhje me këtë ka reaguar së fundi dhe mjeku i maternitetit ‘Koço Glozheni’, Agron Delilaj. Ky i fundit i pranon vdekjet e fëmijëve, por nga ana tjetër jep edhe arsyet se pse kanë vdekur këto foshnje.
Delilaj thotë se deputeti Spahia po përhap panik të pakuptimtë, ndërsa i jep një këshillë që të bëhet më serioz e të mos bëjë këto veprime për përfitime të ulëta.
Ajo që bëhet edhe alarmuese është fakti se doktori e pranon numrin e lartë të vdekjes, pavarësisht se gjen justifikime me terma mjekësore.
‘Zoti Spahija përpara se të përhapni panik të pakuptimte te popullata për përfitime të ulëta, në radhe të parë duhet të jeni njeri, pastaj mjek që të ju e vë në dyshim se jeni.
Ju doktor i madh çfarë do ti bënit një polianomalie kongenitale të ardhur nga Saranda, një bebi të lindur në Fier me anomali kardiake, një fetusi në një barrë gemelare me transfuzion feto-fetal, një barrë gemelare nga Rrogozhina 26 javë, apo tjetra po 26 javë nga Librazhdi.
Doktor, një këshillë si koleg, bëhu me serioz dhe mos hap panik të kotë kur këto raste janë të pashpresa dhe në klinikat më të mira ndërkombëtare’ – shprehet mjeku Agron Delilaj.
Denoncimi i Bardh Spahisë:
Janë gjithsej 13 burime oksigjeni për 19 femijë neonatë që kanë nevojë e si pasojë e mungesave bëhen lidhje dyshe; 1 inkubator për 2 neonatë.
Për 30 orë si pasoje e këtyre kushteve ka pasur 5 vdekje neonatësh nga këto 3 vdekje në 24 orëshin e fundit. Për muajin janar janë 10 raste te tilla fatale dmth 1 rast në ditë.
Kur situata paraqitet e tillë në Tirane, shkruan deputeti demokrat, as nuk mund ta imagjinoj çfarë ndodh në rrethe.
Për këtë situatë që vazhdon prej 4 -5 muajsh janë vënë në dijeni strukturat drejtuese të Ministrisë së Shendetësisë. Papërgjegjshmeria e atyre që drejtojnë shendetësinë vazhdon, me pasoja të rënda për jeten e foshnjave dhe nënave.
Ndërkohe Edvin Rama tallet me shqiptaret duke i uruar miremëngjes nga mega vila e tij në Surrel.
“Kajta pak qetash”, Burimi, Vullnetit: Tash e pash kush më d...
Kelmendi diskuton me kryeprokurorët për trajtimin e rasteve ...
Rio de Janeiro, qyteti bregdetar i Brazilit me famë botërore
Arrestohet 56 vjeçari në Kaçanik, ishte i kërkuar për veprën...
Gjermanët paralajmërojnë tifozët: Kujdes në Beograd, droga d...
Koalicionit AAK-Nisma i bashkohet ‘Lista Ideali’