Një nënë është dënuar për vrasjen e vajzës së saj 33-vjeçare duke e ngulur një kryq në gojë sepse mendonte se ishte e pushtuar nga djalli.
Juanita Gomez u shpall fajtore për vrasjen e shkallës së parë të enjten për vdekjen e tmerrshme të vajzës së saj Geneva në vitin 2016.
Anëtarët e jurisë kërkuan dënimin të përjetshëm pa kusht për 51 vjeçaren.
Policia u thirr në shtëpinë e Gomez në Oklahoma City në gusht të vitit 2016, kur i dashuri i viktimës gjeti trupin e dhunuar e gjakosur që shtrihej në krevat.
Geneva u gjet me krahët e hapur sikur të ishte kryqëzuar dhe një kryq i madh i ishte vendosur në gojë.
Dokumentet e gjykatës tregojnë se Gomez i tha policisë se vajza e saj kishte folur në gjuhë e djallit natën para vdekjes, sytë iu kthyen mbrapa kokës dhe se e kishte kërcënuar ta vriste.
Ndaj Juanita ishte përpjekur që ti bënte ekzorcizëm në mënyrë që nxirrte Satanin nga trupi i saj.
Më pas ajo i vendosi nguli një kryq në gojë derisa filloi ti dilte gjak dhe e vëzhgoi derisa vdiq.
Skena e krimit brenda shtëpisë u krahasua me një ‘film horror’.
Gjatë gjyqit, jurisë iu paraqit një fotografi e skenës së krimit të viktimës që shtrihej në dysheme me kryq në gjoksin e saj.
Riho Terras nga Estonia emërohet raportues për Kosovën në PE
UEFA njofton për datën se kur do të hedhet shorti për play-o...
‘Famën që e ka jashtë është katastrofë’, ja çfarë thotë Xhen...
100 mijë euro këshilltarit, nënkryetari i të rinjve të AAK-s...
Kumbaro: Shqipëria në syrin e Condé Nast Traveller është des...
Kosova vazhdon stërvitjet për dy sfidat e nëntorit