Zëvendësministri: Të mos heshtën vrasjet, të shkojnë autorët prapa grilave

13:42 | 12 Janar 2018
Arbresh.info

Zëvendësministri për Punë të Brendshme ka reaguar ndaj deklaratave të analistit Bajrush Morina, i cili në përvjetorin e 19-të të vrasjes së veprimtarit të shquar Enver Maloku, tha se dorasi ishte një deputet i Kuvendit të Kosovës më bashkëshorte, shkruan arbresh.info

Ai ka bërë thirrje që të hetohen këto pretendime, të ndërmerren veprime konkrete nga institucionet shtetërore, shkruan në Facebook Izmi Zeka.

Lexoni shkrimin e tij të plotë:

Paradokset në Kosovë janë të tmerrshme

Dje dëgjova Bajrush Morina ku në njëfarë mënyre i dinë vrasësit e intelektualit Enver Maloku, del publikisht e nuk shihen veprime konkrete të institucioneve tona shtetërore.

O njerëz çka jeni ka bëni. Veproni. Çfarë pret kryeprokurori i shtetit.

Njerëzit dalin në publik dhe flasin hapur për raste të dhimbshme të vrasjeve dhe heshtën këto gjëra.

Apo rasti i mbrëmshëm në televizioni Klan ishte shok për qytetarët e Kosovës.

Këtu dikush duhet të jetë prapa grilave ata që po akuzojnë apo ata që kanë bërë veprën.

Mjaftë më. mos flini

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme