Sri Lanka ka hequr ndalimin 38-vjeçar për shitjen e alkoolit tek gratë dhe punësimin e tyre në vendet ku prodhohet dhe shitet alkooli.
Ministri i Financave Mangala Samaruera nënshkroi rezolutën për shfuqizimin e ndalimit, që synon barazinë gjinore dhe promovimin e turizmit, sipas një deklarate të qeverisë, transmeton arbresh.info
Ndalimi hyri në fuqi në vitin 1979, në vitet e para të ekonomisë së tregut të hapur të Sri Lankës. Por shumë kompani kanë përdorur gratë për të bërë dhe për të shitur alkoolin përkundër ndalimit.
Qeveria gjithashtu lejoi që pijet alkoolike të qëndrojnë të hapura deri në orën 22:00.
Vendimi mund të jetë politikisht i ndjeshëm ndaj klerikëve në vendin mbizotërues budiste kundër liberalizimit të konsumit të alkoolit, edhe pse shumica e popullsisë konsumon alkool. / Arbresh.info /
Të hënën mblidhet Kryesia e Kuvendit
Prokuroria në Prishtinë ngriti 121 aktakuza ndaj 126 persona...
Era e fortë shkakton dëme në Durrës, palma bie në mes të tro...
Parandalohet edhe një rast i kontrabandës me mallra
Vengu në Pentagon: Biseduam për financimin e kapaciteteve të...
Çfarë duhet të dinin për Islandën – kundërshtarin e Kosovës ...