Google ADS

Ish-komandant Remi pro Gjykatës Speciale

11:01 | 12 Janar 2018
Arbresh.info

Ish- komandanti i UÇK’së, Rrustem Mustafa ka thënë se Kosova duhet ta përfundoj edhe sprovën e Gjykatës Speciale si shumë sprova tjera.

Sipas tij, nuk duhet marrë më shumë kohë për të shkuar drejt Evropës, shkruan Arbresh.info.

“Lirinë po e gëzojmë të gjithë, UÇK-ja, ka përfunduar misionin me sukses, nuk ka rrezik të bëhet degradimi i vlerave të UÇK-së, askush nuk do të tentojë ta bëjë këtë, jemi provuar kaq shumë vite, duhet përfunduar edhe këtë sprovë, nuk kemi pse i marrim kohë ecjes së vendit drejt perëndimit (Europës)”, ka shkruar ai.

Mustafa ka thënë se SHBA-të e kanë dëshmuar edhe më herët përkrahjen për kombin shqiptar.

“Gjykata Speciale do të vërtetojë këtë, dyshimet për individët duhet rrëzuar, kjo kërkohet tani, luftëtarët e Iirisë do të dalin faqebardhë”, ka thënë.

/Arbresh.info

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme