Kapet njëri nga pesë të kërkuarit e policisë për dhunë në Kuvendin e Maqedonisë

10:42 | 12 Janar 2018
Arbresh.info

24Vesti raporton se policia ka arritur që të arrestojë edhe një të kërkuar nga personat e akuzuar për dhunën në Kuvendin e Maqedonisë, natën e 27 prillit të vitit të kaluar, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas tyre, është arrestuar Mlladen Dodevski, njëri nga personat për të cilët u shpall fletarrest ndërkombëtar. Të kërkuar tjerë janë edhe Aleksandar Vasilevski-Ninxha, Nikolla Mitrevski-Koljo, Dejan Davidovski dhe Mitre Ptropovski.

Këta janë ende në arrati, ndërkaq 28 persona tjerë tashmë janë në paraburgim.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme