Një sasi eksplozivi është vënë në makinën e shtetasit Agron Voga në fshatin Halil të Krujës.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:30 të mbrëmjes së djeshme.
Mësohet se Voga është polic rrugor në Tiranë.
Ai e ushtron këtë detyrë prej 13 vitesh.
Policia ka gjetur në oborrin e shtëpisë edhe dy granta, ndërsa vijon hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
NJOFTIMI I POLICISE:
Më datë11.01.2018, rreth orës 23:45, Salla Operative Krujë është njoftuar se në fshatin Halil, Fushë-Krujë është djegur automjeti tip Audi 80, në pronësi të shtetasit K.V. 60 vjeç.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar Efektivet e Policisë, të cilët kanë konstatuar se automjeti ishte djegur plotësisht dhe në oborrin e banesës së shtetasit të mësipërm kishte dy granata dore, të cilat u morën nga Specialistët Anti-Eksploziv.
Grupi hetimor por punon intensivisht për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...