Francis Coquelin ka thënë se “thuajse pendohet” që nuk ka shfrytëzuar shansin për tu larguar nga Arsenali më shpejtë pas finalizimit të transferimit te skuadra në La Liga, Valencia.
Mesfushori francez iu bashkua Arsenalit në vitin 2008, por është paraqitur rrallë në skuadrën startuese të “Topçinjve”, transmeton portali arbresh.info.
“Është e vërtetë që kishte interesim gjatë verës, por në kokën time unë dëshiroja të vazhdoja në Arsenal dhe ashtu bëra”, ka thënë fillimisht Coquelin. “Nuk duhej të ishte ashtu dhe tani kjo mundësi erdhi”
“Unë thuajse jam penduar që nuk kam ardhur më herët këtu. Mendoj se është një mundësi e shkëlqyer për mua dhe jam shumë mirënjohës. Është një sfidë e madhe, një fillim i ri në jetën time për mua, gjë për të cilën jam shumë i ngazëllyer”
Francezi, i cili nënshkroi kontratë të re me klubin në Premierë Ligë vitin e kaluar, ka vendosur lapsin në një marrëveshje që i siguron qëndrimin te skuadra spanjolle deri në vitin 2022./arbresh.info/
Superliga rikthehet në aksion me ndeshje interesante
Kurti vendos gurthemelin për ndërtimin e Sallës së Edukatës ...
Ukraina thotë se ka goditur një depo nafte dhe një stacion r...
Grafiti në “Car Lazar”, suspendohen gjashtë policisë për mos...
Aksidenti me fatalitet në Kaçanik, Policia jep detaje – ka r...
Kampusi i Kolegjit të Europës, Rama inspekton punimet