Kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari dhe Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, me rastin e aprovimit të sotëm të Ligjit për gjuhën shqipe, në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, kanë përgëzuar liderin e shqiptarëve të Maqedonisë, Ali Ahmeti, duke theksuar se “ka ngadhënjyer e drejta dhe angazhimi i pareshtur nacional Juaji për liri, barazi dhe unitet”.
Jashari dhe ladrovci, kanë theksuar në rrjetin social se “gjuha jonë e bukur, nga sot, duke marrë miratimin e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, rikonfirmon fitoren e forcave përparimtare dhe është garanci e pjekurisë politike për këtë të arritur të madhe demokratike”.
Postimi i plotë në Facebook:
Të dashur vëllezër e motra në Maqedoni,
I dashur vëlla Ali,
Sot, me aprovimin e Ligjit për gjuhën shqipe, u shënua një përparim i madh për të gjithë, duke ngadhënjyer e drejta dhe angazhimi i pareshtur nacional Juaji për liri, barazi dhe unitet.
Gjuha jonë e bukur, nga sot, duke marrë miratimin e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, rikonfirmon fitoren e forcave përparimtare dhe është garanci e pjekurisë politike për këtë të arritur të madhe demokratike.
Urojmë që ky sukses i fillimvitit të jetë pjesë e mbarësisë dhe sukseseve tjera për të gjithë, në rrugën tonë të përbashkët evropiane dhe vlerave të saj,
Përgëzime vëllazërore nga Skënderaji dhe Drenasi nga Bekim Jashari dhe Ramiz Lladrovci.
Maqedonci dhe Jashari, po marrin pjesë në Forumin Ndërkombët...
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin në Florida
Grenell pritet të emërohet i dërguar special për konfliktin ...
McKee: Nuk pres që ShBA-ja të ndryshojë qasje ndaj Kosovës
Hamza: Buxheti i shtetit duhet të rritet si rezultat i rritj...
Superliga rikthehet sot me dy superduele