Kryeprokurori i Tribunalit të Hagës, Serge Brammertz, ka deklaruar se pa një gjykatë të tillë, “sot shumë kriminelë lufte do të vazhdonin të ecnin lirshëm”, ndërsa ka theksuar se “do të ekzistonte mundësia që edhe Radovan Karaxhiç të ishte në ndonjë pozite ministrore në Serbi”.
“Ai sot qëndron në burg dhe kjo është meritë e jona. Ne kemi sjellë më shumë vendime se çdo gjykatë tjetër e ngjashme. Në Hagë, 90 të pandehur nga të gjitha palët ndërluftuese u dënuan”, ka thënë ai për “Deutche Welle”, shkruan “Blic.rs”, transmeton portali arbresh.info
Bramertz pranoi se në një kohë kur, megjithatë, ai nuk kishte qenë në shërbim, hetuesit e dinin se Karaxhiç dhe Ratko Mlladiç ishin duke ecur lirshëm dhe se atëherë besojet se mosarrestimi i tyre në njëfar forme kishte të bënte me “ruajtjen e qetësisë”.
Si të pandehurin më të “vështirë” ai e cilësoi Vojisllav Sheshelin, i cili e mbrojti veten dhe se kishte qasje në shumë dokumenta. Në të njejtën kohë ai botoi edhe librat në cilët shfaqeshin emrat e dëshmitarëve./arbresh.info/
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?