Barça e “bombardon” me katër gola Celta Vigon

22:10 | 11 Janar 2018
Arbresh Info

Barcelona është duke “bombarduar” portën e Celta de Vigos mbrëmjen e sotme (e enjte).

“Blaugranët kanë shënuar katër gola pas vetëm gjysmë ore lojë në ndeshjen kthyese të 1/8-së në kuadër të Kupës së Mbretit kundër Celta Vigos, shkruan portali arbresh.info.

Pas dy asistimeve për superyllin Lionel Messi, që shënoi dy gola për dy minuta, Jordi Alba realizoi për 3 me 0 në minutën e 28′ dhe asistues çuditërisht ishte Lionel Messi.

Goli i katërt u shënua nga Luis Suarez në minutën e 31′.

Rezultat i përgjithshëm i ndeshjes tani është 5 me 1./arbresh.info/

Shikoni të gjitha golat më poshtë:

https://streamable.com/dlw3c

https://streamable.com/5lxby

https://streamable.com/kwfez

https://streamable.com/35tvs

Të ngjashme