Google ADS

Anija ushtarake kineze shihet në ujrat e Japonisë

20:29 | 11 Janar 2018
Trina Galanxhi

Japonia ka protestuar në Pekin pasi një anije ushtarake kineze është zbuluar në ujrat pranë ishujve të diskutueshëm në Detin e Kinës Lindore, shkruan “Reuters”.

Anija kineze u pa në ujrat e afërt me territorin e Japonisë, rreth ishujve, të njohur si Senkaku në Japoni dhe Diaoyu në Kinë, tha Ministria e Mbrojtjes, transmeton portali arbresh.info

Një nëndetëse e huaj u zbulua gjithashtu në të njëjtën zonë të mërkurën dhe të enjten, tha ushtria, pa identifikuar nacionalitetin e saj.

“Ne i bëjme thirrje Kinës që të mos bëjë asgjë që të ndërhyjë në përmisimin e lidhjeve të ndërsjellta”, tha shefi i sekretarit të kabinetit qeveritar, Yoshihide Suga./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme