Google ADS

Policia italiane po heton organizatorët e ekspozitës së rreme të Modiglianit

20:14 | 11 Janar 2018
Trina Galanxhi

Policia italiane është duke hetuar tre organizatorët e një ekspozitë të Modiglianit, pasi aty u publikuan të gjitha piktura të rreme, përpos njëres.

Ekspozita u hap në Genova gjatë muajit mars të vitit 2017 dhe u mbyll në korrik, shkruan “BBC”, transmeton portali arbresh.info

Ekspertët pas hapjes së ekspozitës ngritën dyshime se veprat ishin të falsifikuara.

Historianët e artit kanë arritur tani në përfundimin se 20 prej pikturave janë me të vërtetë të falsifikuara.

Puna e Amedeo Modiglianit shpesh arrin të fitojë shuma të mëdha, por ekspertët thonë se ai është një nga artistët më të kopjuar në botë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme