Formacionet zyrtare, Barcelona – Celta Vigo

20:53 | 11 Janar 2018
Arbresh Info

Barcelona dhe Celta Vigo kanë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen në kuadër të 1/8-së në Kupë të Mbretit.

Gjiganti katalunas shpreson t’i bashkohet Real Madridit në çerekfinale pas përballjes së sotme (e enjte) kundër Celta Vigos në Camp Nou, shkruan portali arbresh.info.

“Blaugranët” barazuan 1 me 1 kundër Celtas në ndeshjen e parë të zhvilluar si mysafirë javën e kaluar duke lënë gjithçka të hapur për tu vendosur në tempullin katalunas.

Skuadra e Ernesto Valverdes është e pandalshme këtë sezon në La Liga, ndërkohë që Celta qëndron në fund të tabelës, por këtë ndeshje mysafirët do ta nisin me plotë besim pas barazimit në takimin e parë.

Takimi ndërmjet dy skuadrave zhvillohet duke filluar nga ora 21:30./arbresh.info/

Të ngjashme