Google ADS

Kryesia e VV-së do të bisedoj për krizën brenda partisë me aktivistët dhe anëtarët e dorëhequr

19:43 | 11 Janar 2018
Arbresh.info

Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Molliqaj ka përshëndetur vendimin e djeshëm të kryesisë së VV-së për takim të përbashkët me Grupin parlamentar për të gjetur rrugëdalje nga kriza në VV.

Ai përmes një statusi në rrjetin social facebook ka shkruar se falenderon të gjithë ata që e mbështetën këtë iniciativë në të mirë të Lëvizjes.

Statusi i plotë:

Lajm shumë i mirë për Lëvizjen, aktivistët e saj si dhe për të gjithë simpatizuesit tanë vendimi i djeshëm i Kryesisë së Lëvizjes për takim të përbashkët me Grupin Parlamentar për të gjetur rrugëdalje nga kjo krizë, takim ky në të cilin padyshim se do të marrë pjesë.

Falenderoj të gjithë ata që e mbështetën këtë iniciativë në të mirë të Lëvizjes. Vetëm në këtë mënyrë mund t’i tejkalojmë problemet që kemi.

Megjithatë, ndihem tepër i zhgënjyer që anëtarja e kryesisë Dejona Mihali votoi kundër këtij propozimi, ndërsa deputetët të cilët janë edhe anëtarë kryesie, Albin Kurti, Albulena Haxhiu dhe Xhelal Sveçla abstenuan dhe nuk votuan pro kësaj iniciative.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme