Google ADS

Lista Serbe kundër shfuqizimit të Gjykatës Speciale

19:41 | 11 Janar 2018
Trina Galanxhi

Lista serbe është kundër nismës për të shfuqizuar Gjykatën Speciale, ka deklaruar zv.kryeministri dhe Ministri për Komunitet dhe Kthim, Dalibor Jevtiq.

Në një takim me përfaqësuesit e delegacionit franko-gjerman, ai e ka bërë të qartë pozitën e politikanëve serbë në Kosovë, shkruan “Blic.rs”, transmeton portali arbresh.info

Jetviq është takuar me të dërguarin e dërguarin e posaçëm për Europën Juglindore, Turqinë shtetet e EFTA-s të Ministrisë Federale të Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Christian Helbach dhe kreun e Departamentit të Ballkanit Perëndimor në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Evropiane të Francës Tomas Bertin.

Gjatë takimit është biseduar edhe për rëndësinë e vazhdimit të dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit, ku është thënë se “dialogu duhet trajtojë problemet e të gjitha niveleve”.

Në takim morën pjesë edhe ambasadorët e Gjermanisë dhe Francës në Prishtinë, Christian Held dhe Didier Shaubert./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme