Duke marrë parasysh punën e tyre në transfere këtë muaj, sigurisht të gjithë janë duke menduar që Lionel Messi është i lumtur me lojtarët që Barcelona ka siguruar deri tani.
Gjiganti katalunas konfirmoi arritjen e Philippe Coutinhos dhe Yerry Minas duke rregulluar çështje kyçe në skuadrën aktuale si dhe duke ndërtuar blloqe në skuadër për një afat të gjatë kohor, transmeton portali arbresh.info.
Megjithatë, bazuar në një raport nga gazeta spanjolle ‘Don Balon’, është një pjesë e planit të Barcelonës me të cilin Lionel Messi nuk është aspak i kënaqur me të.
Kjo ka të bëjë me qëllimin e tyre për të zëvendësuar sulmuesin Luis Suarez me yllin e Ajaxit, Kasper Dolberg. Në mbrojtje të klubit, ata janë duke konsideruar zëvendësimin e tij sa më shpejt që është e mundur pasi Suarez mbush 31 vite këtë muaj.
Sidoqoftë, kjo nuk është hera e parë që mediat spanjolle, veçanërisht ‘Don Balon’, janë duke pretenduar që Messi nuk dëshiron të shoh bashkëlojtarin e tij dhe shokun e tij të afërt të largohet nga klubi, transmeton portali arbresh.info.
Në fakt, nëse ikona e Argjentinës ka një ndikim aq të madh në transferime është një debat që ende diskutohet, por duke marrë parasysh atë që ka dhuruar për “Blaugranët” qysh pas transferimit, ai e meriton edhe të ketë ndikim.
Messi ka shënuar 527 gola brenda 609 paraqitje te gjiganti në La Liga duke fituar tetë tituj në La Liga dhe katër trofe të Ligës së Kampionëve deri tani./arbresh.info/
Takimi i G7-ës në Itali, i fundit për administratën e Presid...
“30 milionë euro naftë o vëlla”, Haziri, qeverisë: Mos i pre...
Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë
Vullneti e komenton me Arionin situatën mes Sarës, Drilonit ...
Haradinaj në Junik: Plani ynë për Kosovën Fituese – an...
Salah dëshiron të vazhdojë me Liverpoolin, por s’ka as...