Deputetja e Parlamentit të Kosovës, Duda Balje, ka folur në një emision televiziv në Shqipëri rreth stilit të veshjes së saj.
Ajo deklaroi se gjithmonë gjatë seancave dhe takimeve të punës po e respekton kodin e veshjes së përcaktuar, por se janë mediat ata që gjithmonë merren me të për të krijuar lajm.
“Unë asnjëherë nuk kam veshur diçka të shkurtër mbi gjunjë ose me dekolte të hapur. E kam respektuar kodin e veshjes” – u shpreh ajo, duke shtuar se ka shumë deputetë meshkuj aty që shkojnë në seanca pa kravatë ose me maica me mbishkrime të ndryshme. Pra sipas saj ka burra aty që nuk e respektojnë kodin e veshjes.
Balje po ashtu ka treguar se ajo gjithmonë edhe në jetën e përditshme është kujdesur për veshjen dhe i ka kushtuar rëndësi të veçantë kësaj çështjeje, duke qenë se nënën e ka stiliste.
Ngritet aktakuzë ndaj shtatë personave për “Kontraband...
Osmani ndan fotografi nga New York: Për ta përfaqësuar Kosov...
Zhduket një i mitur në Gjakovë
Vidhet një shporet në veri, policia duke hetuar rastin
Bora dhe Heidi shumë shpejt me programe televizive, ja ku do...
Izraeli thotë se ka goditur qindra caqe në Liban