Nën tingujt e kitarës dhe zërit të fuqishëm të këngëtares Albina Kelmendi, studentët kanë kërkuar sot sërish rikthimin e vlerës së bursës nga 500 në 900 euro.
Ata janë mbledhur para rektoratit të UP-së në vazhdën e aktiviteteve simbolike të tyre për të kërkuar që bursa për studentët të ketë sërish vlerën që kishte, pikërisht në kohën kur Këshilli Drejtues i UP-së po mbante mbledhje, shkruan arbresh.info.
Shkumbin Bytyqi nga organizata studentore “Reforma” ka thënë se kërkojnë nga ky Këshill që të rishqyrtojnë vendimin e datës 21 janar 2017.
“Vendimi i Këshillit Drejtues i marrë më 21 dhjetor 2017 të kthehet në rishqyrtim dhe të rritet vlera e bursës. Sot këshilli drejtues do të mbajë mbledhje për të rishqyrtuar vendimin. Kërkojmë që të marr vendimin për rritjen e vlerës së bursës”, ka thënë Bytyqi.
Sipas tij, në rast se Këshilli nuk merr vendim sot në favor të studentëve atëherë studentët do të kërkojnë që Këshilli Drejtues të shkarkohet./Arbresh.info
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/1656504221081330/
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
‘Kevin, të dua shumë’ – Ana i dërgon mesazh nga jashtë
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën