Google ADS

Veseli përgëzon Kuvendin e Maqedonisë për votimin e ligjit për gjuhën shqipe

13:41 | 11 Janar 2018
Arbresh.info

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli përmes një statusi në profilin e tij në facebook ka përgëzuar Kuvendin e Maqedonisë për votimin e ligjit për gjuhën shqipe, shkruan arbresh.info.

Veseli, ka shkruar se ky është një hap i rëndësishëm në përmbushjen e të drejtave legjitime të popullit shqiptar në Maqedoni.

Ky është shkrimi i tij i plotë në facebook:

“Përgëzoj Kuvendin e Maqedonisë dhe gjithë bashkombasit tanë për votimin e ligjit për gjuhën shqipe. Ky është një hap i rëndësishëm në përmbushjen e të drejtave legjitime të popullit shqiptar në Maqedoni dhe do t’i kontribuojë forcimit të demokracisë, barazisë dhe harmonisë etnike në këtë shtet. Po ashtu, kalimi i këtij ligji përbën një arritje të madhe në realizimin e plotë të detyrimeve që rrjedhin nga Marrëveshja e Ohrit dhe nga standardet e kërkuara në kuadër të integrimit evropian”, ka shkruar Veseli në facebook.

Të ngjashme