Në 19 vjetorin e vrasjes së veprimtarit të LDK-së, Enver Maloku, janë mbledhur figura të ndryshme të kësaj partie për të bërë homazhe tek lapidari i tij.
Prezent ishte edhe deputeti Ismet Beqiri, i cili sërish kërkoi nga institucionet e drejtësisë zbardhjen e vrasjes së Malokut dhe veprimtarëve të tjerë të LDK-së.
Ai shtoi se kjo është kompetencë e institucioneve të drejtësisë dhe se qeveria nuk duhet të ndërhyjë.
Vajza e Enver Malokut, njëherit edhe deputete për të dytin mandat nga radhët e LDK-së, Doruntina Maloku, tha se LDK-ja sa ishte në qeveri kishte kërkuar themelimin e një komisioni për të hetuar SHIK-un.
Tani, sipas saj, të njëjtën gjë po e kërkon kryeparlamentari Kadri Veseli, ngaqë anëtarë të këtij komisioni do të jenë nga radhët e PDK-së, gjë të cilën LDK-ja do ta kundërshtoj, njofton Klan Kosova.
Enver Maloku, i cili ishte kreu i Qendrës Informative të Kosovës, u vra më 11 janar 1999, në afërsi të banesës së tij.
Sara dhuron spektakël, realizon vallëzim si dënim nga Xuxi
Akuzat e Pecit, Pacolli: Dikur mbante bluzën me emrin e firm...
A do ta ndaje ndonjërën prej banoreve nga partneri i saj bre...
Tare: Sjellja e futbollistëve të Kosovës tejet dinjitoze
Zarfi ngjyrë hiri shfaqet në ekran – banorët nisin hamendësi...
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...