Google ADS

Meta reagon për çmimin e Kadaresë: Ogur i mbarë për Shqipërinë evropiane

13:29 | 11 Janar 2018
Arbresh.info

Në lidhje me çmimin e marrë nga shkrimtari jonë i njohur Ismail Kadare, reagoi edhe Presidenti i Republikës Ilir Meta.

Meta ka përshëndetur vlerësimin e shkrimtarit të madh shqiptar Ismail Kadare me çmimin ndërkombëtar “Nonino 2018”.

Ai e quan një ogur të mirë për Shqipërinë evropian.

“Një lajm i mirë për të gjithë shqiptarët vlerësimi i shkrimtarit tonë të njohur Ismail Kadare me çmimin ndërkombëtar ‘Nonino 2018’, një çmim për figura të mëdha të kulturës me peshë botërore.

Një ogur i mbarë për Shqipërinë evropiane dhe kontribut i çmuar për arritjen e qëllimit të saj madhor: Integrimin në Bashkimin Evropian”, shkruan Meta.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme