Ofendon policët pasi e ndalojnë në rrugë, arrestohet

10:29 | 11 Janar 2018
Arbresh.info

Është arrestuar një person në fshatin Llapushnik të Drenasit pasi që i njëjti në gjendje të dehur nuk kishte përfillur urdhrat e zyrtarëve policor të cilët e kishin sinjalizuar atë që të ndalonte veturën.

Pasi i dyshuari është ndaluar, ka filluar të fyejë dhe ofendojë verbalisht zyrtarët policor.

I dyshuari është dërguar në tretman mjekësor pasi ankohej se kishte dhimbje koke./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme