Gold Ag këshillon të gjithë që të mos përdorin ‘Paracetamol’

09:51 | 11 Janar 2018
Arbresh.info

Këngëtari nga Presheva, Gold Ag është shumë aktiv në skenën muzikore.

Ai përpos muzikës është aktiv edhe në rrjetet sociale, ku vazhdimisht publikon fotografi dhe video nga koncertet e tij, shkruan arbresh.info.

Por sot ai ka publikuar diçka krejtësisht ndryshe, ai përmes publikimit të një statusi dhe imazhi në Facebook ka kërkuar nga të gjithë të mos e përdorin tabletën me emrin “Paracetamol”.

 

“Lajmërim URGJENT- MOS KONSUMONI PARACETAMOL NE TE CILIN SHKRUAN P/500. Eshte nje tablete me shkelqim dhe shume i bardhë,mjeket paralajmërojne se permban virusin “machupo” qe konsiderohet si një prej viruseve me të rrezikshem me një shkalle te larte te vdekshmërise. Ju lutem #Shperndane sa më shumë ,shpëtoni jetë”, ka shkruar Gold Ag në Facebook.

Ndryshe këngëtari me emrin e vërtetë, Arian Agushi mundohet që jetën e tij personale ta mbaj larg syrit të mediave duke mos zbuluar asgjë./Arbresh.info

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme