Google ADS

Vazhdojnë protestat e dhunshme në Tunizi

09:34 | 11 Janar 2018
Arbresh.info

Edhe një natë më shumë tunizianët e kanë kaluar me frikën e dhunës.

Një person është vrarë dhe dhjetëra të tjerë janë arrestuar që nga fillimi i trazirave në fundjavë, transmeton portali arbresh.info

Zemërimi rreth rritjes së çmimeve dhe shtrirjes së taksave të qeverisë ka nxitur protestat.

Shumë në vend janë gjithashtu të zhgënjyer me mungesën e përparimit që kur vendi doli si i vetmi sukses demokratik pas Pranverës Arabe 2011.

Një sërë qeverish kanë dështuar të merren me problemet ekonomike në rritje./Arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme