Google ADS

Tërmet në Irakun qendror

09:17 | 11 Janar 2018
Arbresh.info

Një tërmet është ndjerë në Bagdad dhe Irakun qendror, sipas banorëve, raporton Reuters.

Dridhjet dhe pasdridhjet kanë shkaktuar panik në Bagdadin qendror, me banorët të cilët kanë dalë jashtë, transmeton portali arbresh.info

Televizioni shtetëror ka thënë se nuk raportime për dëme të mëdha apo viktima. Interneti dhe rryma elektrike nuk janë ndërprerë.

Magnituda e tërmetit ishte 5.5, sipas Shërbimit Gjeologjik Amerikan.

Një tërmet i fuqishëm goditi rajonin kufitar Iran-Irak në nëntor, duke vrarë të paktën 530 njerëz në Iran dhe gjashtë të tjerë në rajonin e Kurdistanit të Irakut./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme