Parashikimi i motit për këtë të enjte sjell dhe ndryshimet e para të motit në Shqipëri, pas thuajse një jave të ngrohtë në temperatura dhe pa reshjesh shiu.
Orët e para të ditës në Shqipëri mbeten me shira të dobët në zonat perëndimore ndërsa vranësira të dendura dhe reshje shiu e dëbore vijojnë ndikimin e tyre në zonat malore.
Gjatë mesditës reshjet lokalizohen në vijën kufitare Lindore duke lënë pjesën tjetër të Shqipërisë me kthjellime e vranësira të shpeshta. Pasditja dje orët vijuese do të mbeten në kushtet e kthjellimeve të shkurtra me vranësira të shpeshta në të gjithë territorin shqiptar.
Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do pësojnë rënie të lehtë gjatë mëngjesit, rënie që vijon më e ndjeshme në orët e mesditës.
Era do fryjë kryesisht mesatare me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Perëndimor ndërsa në det dallgëzimi forcohet në 3 ballë.
Policia apelon për kujdes gjatë ngasjes në rrugë, për shkak ...
Pas deklaraës së Osmanit, Kurti: Kam qenë vazhdimisht në kom...
Gresa: E kam shkatërruar Drilonin
Rovena: Nga përkushtimi ndaj muzikës nuk arrita të martohem,...
Kurti për sulmin në Zveçan: Janë akte kriminale dhe terroris...
Muzeu Rijksmuseum në Amsterdam, ndër më të vizituarit në bot...