Në muajin shkurt pritet të përfundojë gjykimi ndaj tre të dyshuarve për vrasjen e 16 vjeçarit Aulon Zekës.
Avokati mbrojtës i familjes Zeka, Skënder Musa thotë se ka fakte të mjaftueshme për dënimin e të dyshuarve.
“Presim që të dyshuarit të dënohen dhe të marrin dënimin e merituar, sepse kemi të bëjmë me një vepër të rëndë, mund të themi që është vepra më e rëndë që është kryer që nga pas lufta”, tha Musa.
Avokati Musa thotë se provat që posedon gjykata janë bindëse se vepra është kryer nga personat e dyshuar.
“Provat janë të parrëzueshme, dhe i lidhin elementet mes dy kryesve të veprës penale të pashmangshme. Jemi të bindur se provat janë bindëse se vepra është kryer nga personat e dyshuar”.
“Ne presim që vendimi të jetë i drejtë the i pandikuar nga faktorë të jashtëm. Besojmë që gjykata nuk do të lejoj të jetë e ndikuar nga faktorët e jashtëm. Deri më tash puna ka shkruar me korrektësi”, tha ai.
Arbresh.info ka kontaktuar mbrojtësit e dy të dyshuarve, por nuk kanë pranuar të flasin për media.
Aulon Zeka është vrarë me 16 shtator të vitit të kaluar në Prishtinë, ndërsa më pas lidhur me këtë rast ishin arrestuar tre të miturit.
Të dyshuarit për vrasjen e Zekës në dhjetor të vitit që shkoi janë deklaruar të pafajshëm./Arbresh.info/
Sot shqyrtohet në komision ligji i kthyer për rishqyrtim nga...
Sonte rikthehet Liga e Kampionëve me nëntë ndeshje në progra...
Sot protestojnë punëtorët e sigurimit fizik të QKUK-së
Shtëpia e Bardhë: Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e P...
Donald Trump: Do të rris tarifat për Kanadanë, Meksikën dhe ...
“Travel and Tour World”: Shqipëria, një yll në rritje në tur...