Ka ndërrua jetë në spitalin e Parmës 55 vjeçari Stefano Ganci një nga njerëzit më të besuar të Toto Rinës. Vdekja e Ganci ka ardhur për shkak të një ataku kardiak në fund të dhjetorit të vitit 2017, por ky lajm nuk është bërë publik. Ganaci kishte marrë dënim me burgim të përjetshëm.
Trupi i Ganacit do të prehet në në Sicili në ditët e ardhshme. Killeri ishte pjesë e grupit që vrau gjykatësin Borsellino. Ganci ishte një superkiller i Cosa Nostras dhe ishte duke vuajtur dënimin me burg përjetë për pjesëmarrje në disa vrasje, duke përfshirë atë të këshilltarit Rocco Chinnici dhe zv.kuestorit Ninni Cassarà.
Për më tepër nuk do të ketë funeral publik për Gancin. Ky ka qenë vendimi i kuestorit të Palermos, Renato Cortese, i cili ka vendosur për një funeral privat për 55-vjeçarin, ashtu si për Totò Riinan, ndaj të cilit kishte qenë besnik. Ky i fundit u nda nga jeta më 17 nëntor të vitit të kaluar pas një sëmundje të gjatë.
Stefano Ganci, biri i bossit të grupit mafioz ‘Noce’ Raffaele dhe vëllai i mafiozit Mimmo dhe të penduarit Calogero Ganci, u konsiderua si një vrasës i pamëshirshëm i paguar nga Corleonesët.
Ai ishte dënuar me 26 vjet burg për pjesëmarrjen në grupit ekzekutues të masakrës ku vdiq Paolo Borsellino dhe gjithë njerëzit e eskortës së tij.
Veliaj inspekton terminalin veri-perëndimor: Investim i ri q...
“Është një ushtar, robot, kompjuter”, Conte me fjalë të mëdh...
Kryetari i LDK-së shpalos portretin e Xhemail Mustafës në pë...
Maqedonci dhe Jashari, po marrin pjesë në Forumin Ndërkombët...
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin në Florida
Grenell pritet të emërohet i dërguar special për konfliktin ...