Mjaft i zoti në matematikë, sfidon dhe temperaturat disa gradë nën zero duke ecur një orë për në shkollë, për të dhënë provimin.
Vogëlushi, i cili thotë se është në klasën e tretë ka mbërritur në shkollë me flokët dhe qerpikët e bardhë, të ngrirë nga bora, teksa termometri shënonte -9 gradë Celcius dhe në shkollë nuk kishte ngrohje.
Ai ka një histori mjaft prekëse, në një zonë rurale të Kinës, e cila pasi u bë publike nga People’s Daily Online, mjaft njerëz u ofruan ta ndihmonin, transmeton tch. Babai i tij punonte emigrant në një qytet tjetër, ndërsa nëna e kishte braktisur. Ai jeton me të motrën dhe gjyshen.
Mësuesit rrëfejnë se është një fëmijë mjaft i mbarë dhe absolut në matematikë, ku në provim kishte marrë notë maksimale./tch/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...