Paraja siç duket është shkaktari kryesor i ndarjes së çifteve të martuara.
E hëna e parë e vitit njihet edhe si “Dita e Divorcit” nga avokatët sepse rritet numri i njerëzve të cilët kërkojnë ta përfundojnë martesën si pasojë e stresit gjatë Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri, transmeton Telegrafi.
Një anketim me mbi 2,000 britanikë nga firma ligjore ‘Slater & Gordon’ ka zbuluar se problemet financiare prijnë në listën e arsyeve se përse çiftet ndahen.
“Edhe pse është periudhë e lumtur për shumicën e njerëzve, ato lidhje të cilat veçse janë të ‘çara’ pritet të shkatërrohen krejtësisht nga stresi dhe shpenzimet e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri”, thonë avokatët.
Një përqindje e madhe e të anketuarve kanë treguar se presionet financiare janë sfida kryesore në martesën e tyre, ndërsa 20 për qind e të anketuarve kanë treguar se fjalosen kryesisht për para.
Një në pesë njerëz nga të anketuarit e kanë fajësuar partnerin për brengat financiare, duke e akuzuar se shpenzon jashtëzakonisht shumë.
Figurat e vitit të kaluar, tregojnë se vetëm në Mbretërinë e Bashkuar janë shkurorëzuar 107,000 çifte – 5.8 për qind më shumë sesa viti paraprak. /Telegrafi/
Asociacioni “Klubet Sportive Prishtina” emëron bordin dhe kr...
Shkup/ Ligji për Gjuhët pritet të shqyrtohet në mars të viti...
Fitimi, Gresa dhe Laurenti ngjallin të qeshura teksa flasin ...
Hamza premton Fond Shtetëror të Bursave: 25 milionë euro çdo...
Arb Manaj, futbollisti më i mirë i muajit dhjetor tek Drita
Prokurorja thotë se është vërtetuar që në veprimet e Çedomir...