Mundësia e ndërrimit të drejtimit të rrugës magjistrale Prishtinë -Pejë ka shqetësuar banorët e katër fshatrave Burim, Rixhevë, Gllarevë dhe Stapanicë.
Ky ndryshim projekti, sipas banorëve, do t’ua vendoste çelësin rreth 80 bizneseve, si dhe shumë punëtorë do të mbeteshin pa punë.
Ata të irrituar me paralajmërimin që rruga e vjetër të mos zgjerohet, por të ndërtohet rrugë e re, thonë se puna e tyre me kaq mori fund, raporton KTV .
Sipas tyre, rruga po zhvendoset për shkak të interesave të personave të caktuar që udhëheqin me shtetin.
Në këto zona ka nisur edhe nënshkrimi i një peticioni kundër ndryshimit të trasesë, të cilin e kanë adresuar te Ministria e Infrastrukturës, si dhe te Avokati i Popullit.
Ndërkaq, zyrtarë të Ministrisë së Infrastrukturës thonë se ende nuk është vendosur drejtimi i vazhdimit të magjistrales.
OBSH ngre alarmin: Rriten me mbi 200% rastet e fruthit në Ev...
Rrahjet e zemrës nga kafja – A duhet të shqetësoheni?
Pse Xheneta nuk mund të bëjë debate pa ofendime? Ja arsyetim...
Vinicius Junior ka humbur penalltinë ndaj Venezuelës
Si e kupton paracetamoli ku është dhimbja?
FBI zbulon një përpjekje të gjerë për spiunazh nga hakerat k...