Google ADS

Irani perëndimor goditet nga një tërmet i fuqishëm

21:20 | 10 Janar 2018
Trina Galanxhi

Një tërmet me magnitudë 4.7 ka goditur Iranin perëndimor të mërkurën në mbrëmje.

Lajmi është bërë i ditur nga uebfaqja e gjyqësorit iranian Mizan, shkruan “Reuters”, transmeton portali arbresh.info

Nuk ka pasur raportime të menjëhershme të viktimave apo dëmtimeve pronësore të shkaktuara nga tërmeti pranë qytetit perëndimor të Kermanshah.

Një tërmet i magnitudës 7.3 në të njëjtën zonë në mes të nëntorit vrau të paktën 530 dhe plagosi më shumë se 8 mijë njerëz./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme