“Nuk ka kundërshti mes aleatëve, qëllimi i përbashkët është largimi i qeverisë”

21:13 | 10 Janar 2018
Arbresh.info

Kreu i PD-së Lulzim Basha i ftuar në emisionin ‘Fakt’ të gazetarit Çim Peka ka folur për protestën e 27 janarit që opozita ka paralajmëruar se do të mbajë kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama.

Basha ka theksuar se nuk ka asnjë kundërshti mes aleatëve, madje ka një përkrahje për të rrëzuar qeverinë, që sipas tij është e inkriminuar.

“Unë nuk denigroj askënd që përfshihet në debat publik. Debate është një gjë dhe tullumbacja qeveritare për të tërhequr vëmendjen është një gjë tjetër. Nuk ka asnjë kundërshtim tek aleatët tanë dhe tek koalicioni ynë por përkundrazi ka një përkrahje totale për këto faktor tjetër politik që bashkohet në këtë synim madhor kombëtarbanditët në burg dhe jo në qeveri.

Një qeveri pa Edi Ramën si parakusht për zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe për ti kthyer atyre shpresën përmes një qeverie që u shërben atyre dhe jo kriminelëve. Nuk ka asnëj dilemë. Qëllimi është i përbashkët i PD dhe i aleatëve tanë dhe i LSI siç është shprehur, është qëllimi i një ore më parë të aleancës së krimit.”, tha Basha.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme