Google ADS

Irani “zbut” ligjet, disa të dënuar me vdekje mund të shpëtojnë

20:47 | 10 Janar 2018
Trina Galanxhi

Mijëra iraninë që janë dënuar me vdekje për krime të drogës mund të kursehen pas zbutjes së ligjit.

Dënimi me vdekje është hequr për disa krime të drogës dhe kreu i gjyqësorit ka thënë se të gjitha rastet në rreshtin e vdekjes mund të rishikohen, shkruan “BBC”, transmeton portali arbresh.info

Ky veprim do të zbatohet në mënyrë retrospektive, që do të thotë se rreth 5 mijë të burgosur mund të shpëtojnë nga ekzekutimi.

Irani ekzekuton qindra njerëz çdo vit, kryesisht për konsumim dhe shitje të drogës.

Sipas ligjit të mëparshëm, posedimi i 30g kokainës do të shkaktonte dënimin me vdekje./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme