Julian Assange merr pasaportën ekuadoriane

20:40 | 10 Janar 2018
Trina Galanxhi

Themeluesi i WikiLeaks, Julian Assange në rrjetet sociale ka postuar një fotografi, ku ai shihet veshur me ngjyrat kombëtare të Ekuadorit.

Mediat vendase raportojnë se “zhurmuesi” ka marrë pasaportën ekuadoriane, transmeton portali arbresh.info

Assange u pais me pasaportën ekuadoriane me 21 dhjetor, raporton El Universo, duke cituar burime të besueshme dhe duke siguruar numrin e regjistrit civil.

Numri i dokumentit 1729926483, pas kontrollimit në Shërbimin e Ardhurave të Brendshme, është regjistruar me të vërtetë me emrin Julian Paul Assange./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme