Si të përdorni uthullën e mollës për të humbur peshë

20:30 | 10 Janar 2018
Trina Galanxhi

Nëse jeni duke kërkuar ndonjë pije që do të pastrojë trupin tuaj nga toksinat dhe të djeg dhjamin, atëherë ajo pije është uthulla e mollës.

Uthulla e mollës është pija ideale që mund të përdorin personat që duan të humbasin peshë, shkruan portali arbresh.info

Kjo pije ndihmon edhe në vrasjen e bakterieve dhe parandalon rritjen e hormoneve që ndikojnë në shtimin e peshës.

Receta e duhur për të përdorur uthullën e mollës për humbje peshe është kjo që do të paraqesim më poshtë.

2 lugë të mëdha uthull molle

2 lugë të mëdha lëng limoni

1 lugë të madhe mjaltë

1 lugë kanellë

1 gotë ujë të ngrohtë

Përgatitja:

Në një enë vendoseni ujin që të ziejë dhe shtoni limonin, uthullën e mollës, mjaltin dhe kanellën.

Përzieni përbërësit mirë deri sa të kuptoni që të gjithë përbërësit janë “shkrirë”, sidomos kanella e cila mund të mblidhet në mes të enës.  Më pas lëreni pijen që të ftohet. Këtë pijë duhet ta konsumoni në mëngjes, në stomakun bosh./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme