Deputeti i Alternativës, Ilir Deda, ka thënë se Qeveria duhet të thërrasë partitë opozitare për të folur rreth demarkacionit të kufirit me Malin e Zi dhe të gjendet një koncenzus.
“Të gjithë të ulemi dhe të bisedojmë për demarkacionin, çka do të ndodhë nëse nuk ratifikohet dhe të marrim vendim të përbashkët aq sa është e mundur të jetë i tillë”, ka thënë Deda, njofton Klan Kosova.
“Duke parë kryeministrin Haradinaj për fat të keq si po sillet. Ajo do të pret që të vjen demarkacioni dhe më pas të thotë se jemi kundër. Gjykata e Arbitrazhit ka thënë që për shtete e ish Jugosllavisë, kufijtë përcaktohen me kriterin e kadastrës”.
Deda ka thënë se në territoret ku nuk ka kadastër përdoret juridiksioni efektiv.
“Republika e Kosovës nuk e ka me letra që Zhlebi dhe Bjelluha i përkasin Kosovës. Këto janë faktet. Duhet diskutuar partitë para se të shkojë në kuvend”.
“Kosova është në situatë të rëndë sa i përket marrëdhënieve ndërkombëtare. Kosova nëse nuk e ratifikon demarkacionin nuk do të ketë përkrahjen e asnjë shteti perëndimor. Jemi të mbështetur për muri pa asnjë aleat pastaj”, ka pohuar ai në Info Magazine.
Deda ka thënë se për demarkacionin duhet të ketë koncenzus politik.
“Për vendimet e mëdha duhet të ketë koncenzus politik. Demarkacioni mendoj se nuk vjen në kuvend pa u siguruar 80 vota. Besoj që demarkacioni do të vijë në kuvend pas vizitës së kryeministrit malazez në Kosovë”, ka shtuar ai.
Në Leposaviq vendoset gurthemeli i objektit të ri të nënstac...
Rama: Shqipëria Turistike, në gjigantin mediatik amerikan Wa...
Chelsea kthehet te fitorja, triumfon në udhëtim te Leicester...
Sulmet izraelite në Gazë, shkon në 189 numri i gazetarëve të...
Gjendet pa shenja jete një 61-vjeçar në Shtërpcë, policia ni...
Osmani takohet me ministren kanadeze, diskutojnë për situatë...