Transferimi i Philippe Coutinhos te Barelona nga Liverpooli është raportuar se vlen 160 milionë, përfshirë 36 milionë funta bonuse.
Mesfushori brazilian finalizoi testet mjekësore dhe pranoi kushtet personale duke vendosur lapsin në një marrëveshje afatgjate te klubi në Camp Nou në fillim të javës si dhe duke i dhënë njëkohësisht fund thashethemeve të shumta për transferimin e tij, transmeton portali arbresh.info.
Shifra të ndryshme janë prezantuar në lidhje me tarifën zyrtare të transferimit të Coutinhos ndërkohë që ‘The Guardian’ raporton që Liverpoolit i janë dhënë rreth 106 milionë funta.
Një dokument i publikuar shfaq se e gjithë pjesa tjetër që do t’i dhurohen “Redsave” do të vijnë përmes bonuseve të ndryshme, si 18 milionë funta pasi lojtari të bëjë 100 paraqitje te klubi i ri dhe 4.5 milionë funta nëse ata kualifikohen në Ligë të Kampionëve sezonin 2018/19.
Kjo është shifra e njëjtë që Barcelona do të siguroj në rast se ata kualifikohen edhe për një vit tjetër në këtë kompeticion ndërkohë që një tarifë shtesë prej 4.5 milionë do t’iu paguhet atyre në rast se ata fitojnë trofeun në sezonin 2018/19 apo 2019/2020.
Coutinho, që aktualisht qëndron jashtë fushës për shkak të një lëndimi të vogël, nuk mund të luaj këtë sezon në Ligë të Kampionëve./arbresh.info/
Rutte flet me Erdoganin për situatën e sigurisë në Kosovë
Vera e ardhshme pritet ta gjej në skuadër të re Fisnik Aslla...
Programi “ALBAdapt”, Kumbaro: Kapitull i ri, përgatit Shqipë...
Lëkundje të forta tërmeti në Turqi
Haradinaj thërret konferencë për media nesër, s’dihet arsyej...
Çairi i Shkupit organizon turne për nderë të Pavarësisë së S...