Nga 1 janari Policia e Kosovës do të ketë më shumë kompetenca në lëndët e kundërvajtjes.
Këtë e ka bërë të ditur gjatë konferencës së sotme për media Haxhi Krasniqi nga Policia e Kosovës , i cili foli lidhur me zbatimin e Ligjit për Kundërvajtje dhe Udhëzimet Administrative, ndryshimet në këtë ligj dhe me të dhënat statistikore rreth shtimit të masave të sigurisë në trafik, raporton arbresh.info.
Sipas Krasniqit,
“Vendimin në shkallën e parë në vendin e ngjarjes e merr zyrtari policor. Ligji ka paraparë që qytetarët kanë të drejt ankese në shkallën e dytë, tani në komisionin për vendosje, që është formuar në Policinë e Kosovës dhe është funksional nga 1 janari. Me këtë ligj, ligjvënësi i ka dhënë shumë më shumë kompetenca organeve kundërvajtëse, në këtë rast Policisë së Kosovës”, tha Krasniqi.
Dallimi kryesor, sipas tij është që për gjobat mandatorë nga 60 euro që policia ka shqiptuar deri tani, janë rritur në 500 euro.
Ai tha se pagesa duhet të bëhet brenda 15 ditësh pas shqiptimit të dënimit. Dhe kur pagesa bëhet brenda kësaj kohe, dënimi do të jetë 50 për qind më i vogël.
Në anën tjetër Jeton Rexhepi nga divizioni për komunikacion rrugor tha se Policia e Kosovës nga janari ka filluar të implementojë edhe pjesën ku i jep kompetenca ligjore, ligji për kundërvajtje.
Sipas tij, janë bërë të gjitha përgatitjet që zyrtarët tanë në teren të fillojnë implementimin e këtij ligji sipas autorizimeve që i janë dhënë nga zyrtari policor deri te komisioni për vendosje.
Sipas tij, për nëntë ditë, policia ka shqiptuar rreth 8 mijë tiketa në komunikacion.
“Bazuar në të dhënat të cilat i kemi pranuar nga tereni, mund të themi se nga 1 deri me 9 janar janë shqiptuar gjithsej 7732 kundërvajtje në trafikun rrugor, prej tyre 7256 sa i përket personave fizik deri në 500 euro, 4 kundërvajtje për persona juridik në vlerë deri 1000 euro, dhe 472 gjoba janë proceduar nëpër gjykatat kompetente”, tha Rexhepi.
Rexhepi tha se është implementuar edhe pjesa për ndalimin e drejtimit të mjetit motorik, për këto 9 ditë 73 shoferëve u është ndaluar drejtimi i automjetit . /Arbresh.info
Swica: SHBA e interesuar të thellojë bashkëpunimin me Kosovë...
Xheneta akuzon Rovenën për fshehjen e gjësendeve të saj
Pushimi i hetimeve ndaj Bujës, Hodaj: Kishte seanca private ...
Abdixhiku: Do të investojmë 500 milionë euro për centralin m...
Chiesa thyen heshtjen pas raportimeve se është i palumtur te...
Pacolli: Këta lloj ministrash janë një rrezik i madh për sho...