Marina Vjollca akuzohet për fotoshop, reagon grimeri i saj

14:17 | 10 Janar 2018
Arbresh.info

Moderatorja e njohur Marina Vjollca ka nisur suksesshëm rrugëtimin e saj në spektaklin ‘C’este la vie’.

Ajo po ashtu nuk e lë anash as postimin e rregullt të fotografive në faqen e saj zyrtare, shkruan arbresh.info.

Në paraqitjen e saj të fundit gjatë së dielës, Marina e veshur me një fustan ngjyrë portokalli, ka marrë gjithë vëmendjen.

Por një foto e saj ka marrë shumë kritika, duke u akuzuar për fotoshop.

Foto u postua nga grimeri i saj Arbëri, ku në fokus ishte fytyra moderatorës, por një detaj tjetër ishte ai që ra në sy, gishti i dorës së Marinës dukej si të ishte punuar me editim dhe kjo u përhap shumë shpejtë tek fansat.

I menjëhershëm ishte edhe reagimi i grimerit, ““Gishtin e ka ne vend.. Analizoje mire dhe e vëren qe është ne pozite te tille qe nuk vrehet.. Sjam kaq naiv pa nevojë me ja zhduk gishtin”, ka shkruar ai./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme