Trajneri i Romës, Eusebio Di Francesco, ka konfirmuar se Radja Nainggolan do të startojë ndaj Interit me 21 janar.
Nainngolan u dënua nga klubi romak pas humbjes së Atalantas, pas këtij dënimi ai u detyrua të paguj 100 mijë euro.
Ai kishte postuar video duke pirë cigare dhe alkool për festën e Vitit të Ri.
“Nuk ka probleme me Nainggolanin. Radja do të startojë ndaj Interit”, tha trajneri italian.
Vlen të theksohet se ndeshjen e parë kampionale e kishte fituar Luciano Spalletti me rezultat 3-1.
Nainggolan është një nga lojtarët më të mirë të klubit italian dhe është i kërkuar nga shumë skuadra evropiane.
Çmimi i tij parashikohet të jetë rreth 60 milionë euro. /arbresh.info/
Banorët e Bazelit miratojnë fondet publike për Eurovision
Bajrami: Të gjithë ata që mbrojnë të korruptuarit, janë të k...
Anisa: Xheneta nuk ka pasë pëlqim të vërtetë ndaj Gjestit, p...
S’ka gola në Ferizaj
Hamza: Bashkatdhetarët në Köln u bashkuan me ne për ta bërë ...
Rama: Fitorja jonë në 2025 duhet të jetë përfundimtare, shpë...